Programi për avansimin e sportit cilësor

Programi për zhvillim e juniorëve, respektivisht kampet verore të karakterit rezidencial, janë treguar shumë të suksesshme gjatë viteve të kaluara. Kjo më së miri mund të vërehet nga numri i klubeve të krijuara pas aktiviteteve të kampet verore, çka nënkupton një rezultat të drejtpërdrejtë në stimulimin dhe avansimin e sportit kosovar. Është viti i katërt që departamenti i sportit realizon këtë politikë programore me plot sukses.

Qëllimi / Objektivi


Duke qenë të bindur se potenciali i vërtetë i sportit të Kosovës qëndron tek të rinjtë, është hartuar edhe kjo politikë programore në mbështetje të federatave të sportit për zhvillimin dhe avansimin e kualiteteve të sportistëve të rinjë dhe të talentuar.

Për të siguruar më shumë mundisë për trajnime profesionale dhe për të përmirësuar nivelin e sportit në Kosovë, departamenti i sportit planifikon të përkrahë federatat e sportit në organizimin dhe mbajtjen e kampeve verore për juniorë – kampe këto të nivelit të reprezentacioneve për të rinjë. Kampet verore për juniorë kanë për objektiv ngritjen e nivelit të sportit, njëkohësisht edhe ngritjen e nivelit të udhëheqjes profesionale të procesit stërvitor në sport.

Çka përmbanë programi


Zhvillimi i juniorëve, në themel është program për identifikimin e talentëve të rinjë dhe orientimin profesional të tyre në kuadër të sportit që zhvillojnë, konform aftësive dhe parakushteve të disponueshme. Njëkohësisht, parashihet të bëhet stërvitja e koncentruar dhe e mbikëqyrur nga trajner profesional për periudhë të caktuar kohore.

Këto kampe verore – rezidenciale do të mbahen në bashkëpunim me federatat e sportit dhe do të ofrojnë rast për të rinjtë e talentuar që të ushtrohen dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre psiko-fizike gjatë periudhës verore kur aktivitetet tjera sportive në kuadër të ligave garuese pushojnë.

Përmes këtij trajnimi intenziv do t’u ndihmohet të rinjëve të përgatiten për pjesëmarrje në gara sportive ndërkombëtare dhe të prezentojnë vlerat dhe kualitetin sportiv.


Metodologjia e zbatimit


Kampet verore do të organizohen dhe zbatohen nga federatat e sportit, ndërsa që financimi do të bëhet nga departamenti i sportit.
Kampet verore do të ndihmohen në këto segmente:

  •     akomodimi (vendosja dhe ushqimi);
  •     meditjet për trajner dhe ndihmës trajner;
  •     transporti (për kampet që organizohen brenda dhe jashtë vendit).

KOSOVO IN UNESCO