Procesverbali i takimit #1

Forumi i Trashëgimisë Kulturore
Forum për Shkëmbim të Informatave Teknike mbi Trashëgiminë Kulturore në Kosovë

Procesverbali i takimit #1
28 janar 2009, Muzeu i Kosovës

Takimi i parë u hap me një fjalim të Ministrit Valton Beqiri, të pasuar me fjalën hyrëse të znj. Carole Poullaouec nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe z. Raphael Naegeli nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim u nënvizuan lidhjet ndërmjet trashëgimisë kulturore dhe identitetit kulturor. Po ashtu, u theksua se larmia kulturore është një vlerë themelore evropiane. Mbrojta e trashëgimisë kulturore është njëra nga prioritetet kryesore të identifikuara në Partneritetin Evropian për Kosovën.

Pjesëmarrësit
Në takim morën pjesë më shumë se 40 pjesëmarrës, u tregua një interes i mirë nga të gjithë faktorët e interesuar  për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Aty morën pjesë përfaqësuesit e ministrive dhe të administratës publike, përfaqësitë diplomatike, zyrat ndërlidhëse, zyrat e asistencës teknike, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të, komunitetet fetare, universitetet dhe faktorët e tjerë të interesuar përkatës. Lista e pjesëmarrësve dhe e kontakteve me emajl është paraqitur në Shtojcën 1.

Diskutim
Principet e Forumit u prezentuan (shih thirrjen zyrtare)

Moderatori i takimit kërkoi nga pjesëmarrësit që të prezantojnë se cili është mandati dhe puna e tyre në lidhje me trashëgiminë kulturore në Kosovë, sfidat me të cilat ata ballafaqohen dhe planet për të ardhmen.

Nga diskutimi doli në pah se:
-    Tashmë janë duke u realizuar një numër i madh veprimesh dhe projektesh;
-    Projektet janë të shpërndara nëpër lokacione të ndryshme;
-    Ka nevojë për më shumë shkëmbim të ndërsjellë të informatave dhe bashkërëndim.

U përmendën veprime të këtij lloji: projekte rehabilitimi (përfshirë këtu shtëpitë tradicionale, shtëpitë e kulturës, kullat, xhamitë, verëtaritë, urat, kishat, hamamet, kështjellat), kampet arkeologjike, kampet verore, arsimi, bursat, aftësimi professional, fushatat informuese, promovimet, siguria turizmi, planifikimi hapësinor, planet konservuese, zonat e veçanta mbrojtëse, inventari, baza e të dhënave, digjitalizimi, publikimi, reforma institucionale dhe zhvillimi i kornizës ligjore.

Në lokalitetet e identifikuara u përfshin: Novobërda, Peja, Prizreni, Juniku, Deçani, Hoça e Madhe, Ulpiana, Vushtrria, Gjakova, Prishtina, Fushë Kosova.

Po ashtu u identifikuan edhe një numër sfidash. Aty hyjnë: roli i trashëgimisë kulturore në përspektivën zhvillimore, fragmentimi i institucioneve të trashëgimisë kulturore, kompletimi dhe implementimi i kornizës ligjore (duke përfshirë aktet nënligjore, listën e objekteve kulturore dhe trashëgiminë që ndodhet në rrezik), dhe bashkërendimi i përgjithshëm i lëmisë së trashëgimisë kulturore.
 
Këto informata janë paraqitur në tabelën e faktorëve të interesuar në Shtojcën 2.

[Tabela është plotësuar paraprakisht në formë drafti, në bazë të shënimeve të sekretariatit. Nga pjesëmarrësit kërkohet që mundësisht t’i rishikojnë dhe përtërijnë informatat e tyre.]

Sapo të finalizohet, tabela do t’u jepet në dispozicion të gjithë pjesëmarrësve].

Çka pason?
Ideja e organizimit të sesioneve të tjera të forumit mbi një temë ose zonë gjeografike të caktuar u mirëprit. Si temë për forumin e radhës u propozua Qendra Historike e Prizrenit.

U sugjerua që forumi të mund të përdoret për të bashkuar / bashkërenduar aktivitetet e një larmie faktorësh të interesuar me rastin e ngjarjeve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore (siç janë Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Shtator). Kjo mund të jetë tema e një takimi të caktuar të forumit. 

Agjenda

E Merkure 11 Shkurt 2009

Ju lutem dërgoni me email tabelën e përmirësuar ne:

 [email protected]

 

E Enjte 5 Mars 2009

Forumi mbi Trashëgiminë KulturoreKonservimin dhe zhvillimin e Qendrës Historike të Prizrenit”.  (Thirrja zyrtare do te pasojë)

 

 

 

 

 

18 Prill 2009

Dita Internacionale e Monumenteve dhe Tërësive  (ICOMOS)

21 May 2009

Dita Botërore për diversitetin kulturor, dialog dhe zhvillim (UNESCO)

Shtator 2009

Ditët e kulturës Evropiane (Council of Europe)

Ju lutem të dërgoni ditët relevante te ngjarjeve tek sekretariati i Forumit per distribuim të mëtejmë


Shtojcat

Shtojca 1: Lista e pjesëmarrësve

Shtojca 2: Tabela e faktorëve të interesuar

Prapa