Takimi i Dytë i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, i përqendruar në Qendrën Historike të Prizrenit

Forumi ka për qëllim t’i bashkojë në një tryezë hisedarët në fushën e trashëgimisë kulturore për të lehtësuar shkëmbimin e informatave. Ai do të përkrah autoritetet kosovare të tejkalojnë  sfidat e tyre të perspektives evropiane, duke rritur kështu qëndrueshmërinë afat-gjate të të gjitha objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë.

Diskutimet gjatë takimit të dytë të Forumit u përqendruan në ruajtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike të Prizrenit, me ç’rast theksuan potencialin e tij si njëri prej qyteteve më të pasur dhe me diversitetin më të madh kulturor në Kosovë. Forumi preku projektet për Prizrenin, si ato ekzistuese ashtu edhe ato të planifikuara, vizionin e komunës për të ardhmen e qendrës historike si dhe përgjegjësitë e institucioneve të ndryshme kur është fjala për Trashëgiminë Kulturore në Kosovë – sidomos të Institutit Lokal për Mbrojtjen e Monumenteve.

Takimi i ardhshëm i Forumit do të mbahet në mes të muajit prill.
Klikoni këtu për të lexuar kumtesën për shtyp me informacionin përkatës nga takimi i parë i Forumit, i cili është mbajtur në Prishtinë më 28 janar 2009

Për informata të tjera, kontaktoni Maja Pavlovic në telefonin 038 5131 253, [email protected], ose Fjolla Çekun në telefonin 038 5131 327, 044 508 211, [email protected],
www.delprn.ec.europa.eu

Klikoni këtu për tu abonuar në buletinin e ZNKE-së

Prapa