Raporti për Forumin #2

Forumi i Trashëgimisë Kulturore
Forumi për Shkëmbimin e Informacionit Teknik për Trashëgiminë Kulturore në Kosovë
[email protected]

Raporti për Forumin #2
05 mars 2009, Muzeu i Kosovës

Pjesëmarrësve ju dëshirojë mirëseardhje Znj. Carole Poullaouec, Udhëheqëse e Ekipit në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë (ZNKE). Fjala e saj u ndoq nga fjala hyrëse e znj. Burbuqe Deva, Udhëheqëse e Divizionit për Trashëgiminë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit z. Ramadan Muja.

Znj. Deva paraqiti një pasqyrë të projekteve në Prizren përfshirë projektet e përfunduara, ato që janë në zbatim e sipër si dhe projekte të ardhshme. Kishte edhe plotësime nga ndërhyrjet e audiencës  (Franca, Gjermania, Turqia) si dhe nga prezantimi i Strategjisë së Komunës për Qendrën Historike, bërë nga  z. Berisha Drejtor i Drejtoratit të Urbanizimit në Prizren.

Në bazë të prezantimeve dhe ndërhyrjeve duket se ekziston një numër i madh i projekteve në Prizren, të cilat janë zbatuar ose janë duke u zbatuar në rrethana të ndryshme institucionale ose financiare.

Theksi u vu në potencialin e Qendrës Historike të Prizrenit dhe vlerës së diversitetit kulturor të saj. U tha se Prizreni është njëri prej qyteteve më trashëgiminë më të pasur kulturore në rajon. Kujdesi ndaj Qendrës Historike u ilustrua nga disa ndërhyrje të qytetarëve të Prizrenit.

Gjatë debatit u identifikuar disa shqetësime:

Qasja
Qasja e tanishme ndaj trashëgimisë kulturore duket se është përqendruar në objektet e trashëgimisë kulturore e jo në tërë Qendrën Historike si tërësi. Kjo bart rrezikun e neglizhencës të hapësirës publike, arkitekturës së bërë dita ditës dhe konceptit të trashëgimisë urbane.

U vu në pyetje vërtetësia monumenteve të restauruara. Gjithashtu i diskutua edhe lidhja me projektet e restaurimit me zhvillimin e kapacitetit për prodhimin e artefakteve.

Zhvillimi i pakontrolluar
Zhvillimet e shpejta dhe të pakontrolluara u identifikuan si rreziqet kryesore për konservimin e Qendrës Historike. U theksua urgjenca e kësaj çështje si dhe nevoja për konsolidimin e kornizës ligjore. NË këtë kontekst, u vlerësua se pranisë së forcave të sigurisë dhe telave me gjemba i ka kaluar koha.

U vunë në pyetje kapaciteti/gatishmëria e administratës lokale për zbatimin e rregulloreve për ndërtimet dhe zhvillimet e reja. Autoritetet komunale e përsëriten përkushtimin e tyre përmes përkrahjes që e kanë dhënë për Planin e Konservimit dhe Zhvillimit, cili është miratuar rishtazi. Kjo ishte ilustruar kohëve të fundit me rrënimin me dhunë të një objekti pa leje.

Qëndrueshmëria e projekteve të ndërtimit në zonën e “Nënkala”-së  ishte një shqetësim tjetër, sidomos duke marrë parasysh pasigurinë për vazhdimësinë e statusit të pronësisë së tyre.

Marrëdhëniet Institucionale
U theksuar roli i rëndësishëm i Zyrës në Prizren dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Drejtorati Komunal për Urbanizëm janë theksuar. U bë thirrje për përmirësimin e bashkërenditjes dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve, përfshirë MKRS-në dhe Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, i cili është riaktivizuar kohëve të fundit.

Vazhdimësia
Raporti për takimin e forumit dhe lista e projekteve të prezantuara nga MKRS-ja do të publikohet në faqen e internetit të Ministrisë: http://www.mkrs-ks.org

U inkurajuan autoritetet e Prizrenit të jenë më proaktie në mbrojtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike.

Forumi tjetër i Trashëgimisë Kulturore
Së shpejti do të caktohet kalendari i takimeve tjera dhe do t’i dërgohet pjesëmarrësve tjerë përmes emailit. Pjesëmarrësit u inkurajuan të dërgojnë sugjerime për tema të veçanta. Idetë të cilat dolën ishin: objekti në Artanë; rajonin e Pejës, trashëgimia dhe arsimimi kulturor; përgatitja e ditëve të trashëgimisë kulturore dhe zona e Ulpianës..

Takimi u përmbyll nga Frédéric Saliez, Këshilltar i Politikave në Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.

Shtojca

Shtojca: Lista e pjesëmarrësve  

Prapa

KOSOVO IN UNESCO