Raporti nga Forumi #7

Ambasadori Dimitris Moschopoulos, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, pastaj i informoi pjesëmarrësit lidhur me emërinimin e tij kohëve të fundit si Ndërmjetësues i BE-së për Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ai shpjegoi se mandati i tij është të promovojë dhe të ndihmojë përmbushjen nga ana e Kosovës të obligimeve të saj drejt BE-së në lëmin e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe për të nxitur dialogun ndërmjet të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht mes autoriteteve të Kosovës dhe Kishës Ortodokse Serbe. Z. Moschopoulos po ashtu theksoi edhe rëndësinë e vazhdimit të takimeve të Forumit.
 
Në diskutimet, të cilat u përqëndruan në shqyrtimin e aktiviteteve të vitit 2009 dhe prioriteteve për vitin 2010, aktorët relevantë prezantuan projektet dhe aktivitetet e tyre të propozuara. znj. Poullaouec përmendi emërimin e ndërmjetësuesit si një zhvillim të ri pozitiv. 

Pas fjalës hyrëse, znj. Burbuqe Deva, Kryesuese e Divizionit për Trashëgimi Kulturore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, prezantoi një pasqyrë të përgjithshme të arritjeve të Ministrisë në vitin 2009, programin vjetor dhe objektivat për vitin 2010, si dhe kornizën e tanishme legjislative. Znj. Deva bëri të ditur se prioritete janë promovimi dhe mbrojtja e vlerave të trashëgimisë kulturore, reforma institucionale, përgatitja e një programi të politikave dhe zbatimi i kornizës legjislative në përputhje me standardet evropiane.

Disa prezantime të tjera pasuan nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Intersos-i dhe nga një përfaqësues i Muzeut të Kosovës, të cilët i prezantuan arritjet e tyre dhe aktivitetet për të ardhmen. 
Theks i veçantë iu dha lidhjeve ndërmjet trashëgimisë kulturore, planifikimit hapësinor dhe zhvillimit të turizmit.
Në fund të takimit, nga pjesëmarrësit u kërkua që idetë dhe propozimet për takimet e ardhshme të Forumit t’i dërgojnë në: [email protected];

Takimi i radhës e Forumit është planifikuar për javën e fundit të muajit prill 2010.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO