Sektori për Punësueshmëri

Si një ndër prioritet e punës, Departamenti i Rinisë ka përpiluar Programin për orientimin dhe përkrahjen e punësimit të të rinjve, sepse shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë kërkon prioritet të lartë dhe më shumë intervenime. Nga aspekti demografik rinia përbën shumicën e popullatës së Kosovës, prandaj të rinjtë përbëjnë edhe numrin më të madh të punëkërkuesve të evidencuar në zyrat e punësimit. Mungesa e vendeve të punës është edhe një arsye e mire që i shtyn ata ti lënë shkollat dhe ti qasen rrugëve të gabuara siç janë krimi, droga dhe prostitucioni. Çka e rëndon edhe më shumë gjendjen, më shumë se gjysma e punëkërkuesve të rinj janë të pakualifikuar, d.m.th. nuk janë të përgatitur për tregun e punës. Prandaj duhet kushtuar kujdes të veçantë arsimimit të punëkërkuesve të rinj, sepse rinia përfaqëson vlerën më të madhe për zhvillimin ekonomik në të ardhmen.

Objektivat

  • Zhvillimin dhe aftësimin e të rinjve përmes programeve të edukimit joformal
  • Edukimin që mundëson qasjen në rrethanat që krijojnë “shanse për vetëpunësim” dhe rritje ekonomike nëpërmjet krijimit të vendeve të punës.
  • Përkrahjen e iniciativave rinore lidhur me aktivitetet dhe projektet fitimprurëse
  • Të mbështes ndalimin e të gjitha llojeve të diskriminimit në punë.


Strategjia
Arsimimin e të rinjve përmes programeve të edukimit joformal, përgatitja e tyre konform kërkesave të tregut, me qëllim që tu lehtësohet punësimi apo lindja e ideve për fillimin e ndonjë biznesi që do të mundësonte vetëpunësimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës. E gjithë kjo ka për qëllim përmirësimin   e standardeve sociale dhe ekonomike të të rinjve.

Metodologjia

  • Organizimin e kurseve trajnuese për të rinjtë e pakualifikuar dhe të tjerëve, të rinjve me paaftësi dhe femrave të reja
  • Përkrahja për hapjen e Qendrave trajnuese / shkollave dhe bashkëpunimin me këto Qendra/shkolla.
  • Seminare, takime, debate dhe këshillime me të rinjtë lidhur me informimin e tyre për zhvillimin e mikro ndërmarrjeve dhe NVM, si shans për vetëpunësim dhe krijimin e vendeve të reja të punës në këtë periudhë tranzicioni.
  • Sigurimi i bashkëpunimit me donatorë për mbështetjen e projekteve të të rinjve/programe për fillestarë dhe qasje në burime me kushte më të volitshme.
  • Publikimi dhe shpërndarja e broshurave me informata për çështje të ndryshme ekonomike me interes për të rinjtë.
  • Në bashkëpunim me Qendrat Rinore të ndihmoj në ngritjen e kapacitetit të të rinjve.


Partnerët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria për Tregti dhe Industri, Ministria për Ekonomi dhe Financa,  Institucionet, Agjencitë, dhe OJQ ndërkombëtare dhe të vendit, të cilat merren me këshillime, trajnime, përkrahje dhe financime, Qendrat Rinore, etj.

KOSOVO IN UNESCO