Edukimi jo-formal

Shkalla e ekonomisë së tanishme dhe ndërrimeve shoqërore, si dhe tranzicioni i shpejtë në një shoqëri që bazohet në njohuri dhe presionet demografike që rezultojnë nga popullata e re në Kosovë, të gjitha këto janë ndërrime, të cilat kërkojnë një qasje të re në edukim dhe në trajnim. Në kontekst të këtyre sfidave, Edukimit Joformal i është dhënë një prioritet i madh edhe nga vendet e Bashkimit Evropian, Edukimi Joformal është përkufizuar si: i tërë aktiviteti mësimor i realizuar gjatë tërë jetës, me qëllim të përmirësimit të njohurive, shkathtësive dhe kompetencës në kuadër të perspektivës personale, qytetare,  shoqërore dhe atë të lidhur me punësimin.

Qëllimet/Objektivat:

  • Ngritja e shkathtësive të lidershipit rinor përmes Edukimit Joformal.
  • Njohja e certifikimit nga ana shoqërore dhe institucionale e Edukimi Joformal
  • Përkrahja e Qendrave Rinore dhe atyre profesionale qe merren me Edukimin Joformal.
  • Stimulimi i shërbimeve shoqërore përmes punës vullnetare dhe shkëmbimeve rinore jashtë vendit.
  • Ngritja e kapaciteteve rinore organizative dhe menaxhuese.


Strategjia:

  • Te hartoj udhëzime për themelimin dhe përkrahjen e Qendrave Rinore/Profesionale me Komunat dhe partnerët e tjerë.
  • Te siguroj fonde dhe trajnime për drejtuesit e Qendrave Rinore/Profesionale.
  • Mbajtja e kampeve rinore edukative.


Metodologjia e Implementimit

  • Qëndrueshmëria e Qendrave Rinore/Profesionale dhe rrjetëzimi i tyre.
  • Sigurimi i kurseve, trajnimeve për zyrtaret e rinisë, drejtoritë komunale dhe OJQ rinore në Kosovë.
  • Zhvillimi i Edukimit Joformal


Partneret:

Qendrat Rinore, Drejtoritë Komunale, OJQ lokale dhe ndërkombëtare, Agjenci të UN etj.

KOSOVO IN UNESCO