Institucionet e kulturës bëhen me nënkode të veçanta buxhetore

27.05.2015

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke u bazuar në Strategjinë Afatmesme për Zhvillim të Kulturës, si dhe konform legjislacionit në fuqi për fushën e kulturës të Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik dhe institucionet e kulturës se është bërë pavarësimi i institucioneve kulturore të Kosovës, me nën kode të veçanta buxhetore.

MKRS-ja e vlerëson këtë hap tejet të rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejtë në pavarësimin e institucioneve kulturore, dhe po ashtu, në funksionalizmin e tyre sa më profesional e efikas.

Institucionet të cilat kanë përfituar nga kjo, janë: Teatri Kombëtar i Kosovës; Filarmonia e Kosovës; Opera e Kosovës; Baleti Kombëtar i Kosovës; Qendra Kinematografike e Kosovës; Ansambli KSHKV “Shota”, si dhe Galeria Kombëtare e Kosovës.
 

Prapa