Zëvendëskryeministri Shala dhe Përfaqësuesi i UNMIKU-ut, Zarif, biseduan për kulturën dhe trashëgiminë kulturore

12.05.2015

Sot, në një takim ndërmjet zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Farid Zarif, u bisedua për bashkëpunimin mes UNMIKU-ut dhe institucioneve të Kosovës në fusha të ndryshme, e veçmas në atë kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Farid Zarif, e uroi zëvendëskryeministrin Shala për detyrën e tij, dhe po ashtu i shprehu gatishmërinë tij dhe të misionit që ai drejton  që t’i të ndihmojë institucionet e Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është UNESCO.

Zëvendëskryeministrin Shala theksoi nevojën për bashkërendim të veprimeve për të arritur këtë synim të institucioneve të Kosovës, sepse sipas tij, kjo çështje është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës. Në këtë aspekt, zëvendëskryeministri Shala theksoi se trashëgiminë kulturore duhet trajtuar si çështje kulture, me profesionalizëm, dhe jo si çështje politike, ndaj kërkoi nga ai bashkëpunim dhe mirëkuptim në këtë drejtim.

Ndërmjet zëvendëskryeministrin Shala dhe përfaqësuesit të UNMIKU-t, z. Zarif gjithashtu u bisedua edhe rreth Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

Prapa