Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Shala me rastin e vdekjes së këngëtares së njohur, Liliana Çavolli

09.05.2015

E nderuar familja Çavolli,

 

Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurës tuaj dheartistes tonë të madhe, Lilianës.

 

Ndarja e saj prej nesh është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen emiqtë e saj por edhe për tërë kulturën e kombit tonë, të cilën ai e pasuroi mekrijimtarinë dhe zërin e saj.

 

Ndonëse nuk do të jetë fizikisht e pranishme në mesin tonë, Liliana,gjithmonë do të kujtohet përmes këngës dhe zërit të saj, si një artistekuptimplote në skenën kulturore shqiptare. Lili, siç e quanin të gjithë, karrezatuar pozitivitet e ngrohtësi me ata që kanë gravituar afër saj.

 

Liliana Çavolli me personalitetin dhe krijimtarinë e saj, e ka pasuruarjetën tonë kulturore. Ajo do të mbetet përherë një thesar i çmuar i kulturëssonë.

 

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Lilianës.

 

Sinqerisht,

Kujtim Shala

Ministër i Kulturës,Rinisë dhe Sportit

 

Prapa