Ministri Shala uron pranimin e Federatës së Shahut të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Shahut

27.04.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve , z. Kujtim Shala, me rastin e pranimit të Federatës së Shahut të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Shahut uroj drejtuesit e Federatës së Shahut dhe shahistët e Kosovës për këtë të arritur. Ministri i përgëzon drejtuesit e federatës dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shahut kosovar.

Po ashtu, ministri Shala përgëzon shahistët, duke iu uruar suksese në avancimin e mëtejmë të këtij sporti.

Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.

Prapa