Ministri Shala uron anëtarësimin e Federatës së Atletikës të Kosovës në IAAF

15.04.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Atletikës të Kosovës (FAK) dhe të gjithë atletët për pranimin e kësaj federate në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës (IAAF).

Gjithashtu, ministri Shala falënderon të gjithë ata që kanë mundësuar arritjen e këtij qëllimi duke përgëzuar atletët për këtë sukses. Ai u dëshiron mbarëvajtje dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në atletëve e atleteve në garat dhe ngjarjet që do të marrin pjesë.

Ndërkombëtarizimi i atletikës përbën një lajm të jashtëzakonshëm dhe tepër të rëndësishëm, ngase sporti i atletikës ka një traditë në vendin tonë. E në anën tjetër, kësaj federate i janë hapur dyert për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, duke e përfaqësuar Kosovën në mesin e vendeve tjera të botës.

Anëtarësimi i FAK-së në IAAF, përpos që është një sukses drejt procesit të plotë të ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, është edhe një inkurajim për institucionet e sportit për angazhim më të madh për përmirësim në infrastrukturë dhe për përfaqësim sa më konkurrues.

Prapa