Ministri Shala uron anëtarësimin e Federatës së Kick-Boksit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare

19.03.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, me rastin e pranimit me të drejta të plota të Federatës të Kick-Boksit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit uron drejtuesit e Federatës dhe të gjithë kick-boksierët. Njëherësh, ai ka falënderuar gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

Ministri Shala përgëzon kick-boksierët, duke u dëshiruar suksese dhe korrje të rezultateve dhe sukseseve sa më të mëdha në garat që do të marrin pjesë.

Ndërkombëtarizimi i Kick-Boksit kosovar është një lajm i mirëpritur dhe është tepër i rëndësishëm, ngase kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare.

Në anën tjetër, anëtarësimi i Federatës së Kick-Boksit me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit është një inkurajim për institucionet e sportit dhe për angazhim edhe më të madh për përfaqësim sa më cilësor.

Prapa