Tetë artefaktet arkeologjike, promovim i kulturës sonë në Francë

19.02.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka marrë vendim për lejimin e bartjes së 8 artefakteve për qëllim të ekspozimit të përkohshëm në Francë në kuadër të ekspozitës “Perënditë e Ballkanit”, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar ndërmjet MKRS-së dhe Ministrisë Franceze të Kulturës dhe Komunikimit.

Eksponatet do të prezantohen para publikut francez, janë të periudhës së Neolitit, dhe do të jenë të paraqitura në ekspozitën e cila do të jetë e hapur prej 21 marsit deri më 22 qershor në Muzeun Kombëtar Arkeologjik të Francës.

Prezantimi i artefakteve arkeologjike të Kosovës shihet si një mundësi e mirë për promovimin e arkeologjisë dhe kulturës sonë në përgjithësi. 

Prapa