Qeveria merr vendim të ndajë 100 mijë euro për “Riza Lushtën”

19.02.2015

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur më 18 shkurt 2015 është miratuar kërkesa për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 100 mijë eurosh për renovimin e stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Kjo kërkesë është bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me qëllim të sanimit të dëmeve në stadiumin “Riza Lushta”, të shkaktuara nga zjarri në fund të muajit dhjetor 2014.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet e përkushtuar që të punojë shumë për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive në përgjithësi në Republikën e Kosovës.

Prapa