Shpallen përfituesit e bursave të shpresave olimpike dhe paraolimpike

11.02.2015

Me rekomandim të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka marrë vendim për ndarjen e dhjetë bursave për shpresat olimpike dhe paraolimpike.

Shpresat olimpike dhe paraolimpike të cilët kanë përfituar bursë prej MKRS-së, janë: Besfort Berisha, tekuandist; Dardan Syla, mundës; Donjeta Sadiku, boksiere; Flaka Pruthi, notare; Granit Kryeziu, atlet; Ilirjana Haliti, pingpongiste; Medina Surdulli, notare; Nexhat Sahiti, shenjëtar; Qëndresa Krasniqi, futbolliste; dhe Venesa Gjurkaj, skitare.

Bursistët do të përfitojnë nga 150 euro që do të realizohen në bazë mujore për një vit kalendarik prej 12 muajsh, dhe shuma e përgjithshme është në vlerë prej 18 mijë euro të cilët MKRS-ja do t’i ndajë për këta sportistë.

Vendimi është marrë në bazë të Rregullores nr. 03/2013 për Ndarjen e Bursave për Shpresat Olimpike dhe Paraolimpike, dhe përfituesit kanë plotësuar standardet e parapara sipas saj.
 

Prapa