Zëvendëskryeministri Shala priti ambasadorin britanik Cliff

27.01.2015

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, priti sot, në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, me të cilin Shala bisedoi për zhvillimet në fushat që i mbulon MKRS-ja si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Shala e falënderoi ambasadorin dhe, përmes tij, qeverinë dhe popullin britanik për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën në çdo segment, e në veçanti në mbështetje të kulturës, sportit e trashëgimisë kulturore. Ai përmendi përkrahjen që Ambasada e Britanisë ka dhënë në projekte konkrete të trashëgimisë kulturore, siç është Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Po ashtu, ministri Shala ritheksoi faktin se mbetet i përkushtuar të punojë që ky bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdojë dhe të thellohet edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori britanik Ian Cliff uroi zëvendëskryeministrin Shala për detyrën e re. Ajo i dëshiroi ministrit mbarëvajtje dhe arritje në punën që do bëjë në të ardhmen. Cliff u shpreh se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen. Ai potencoi se mbështetja e ambasadës në projekte konkrete do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Prapa