Zëvendëskryeministri Shala vizitoi Lipjanin, Shtimen, Suharekën e Malishevën

23.01.2015

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka vizituar sot komunën e Lipjanit, Shtimes, Suharekës e Istogut dhe është takuar me kryetarët Imri Ahmeti, Naim Ismajli, Sali Asllanaj dhe Ragip Begaj, me të cilët ka diskutuar për projektet që pritet të zhvillohen e të finalizohen gjatë këtij viti në këto komuna.

Zëvendëskryeministri Shala, gjatë takimit në Lipjan, e informoi kryetarin Ahmeti për mundësitë e MKRS-së për subvencione dhe investimet në këtë komunë, në projekte në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahemti, ka falënderuar zëvendëskryeministrin Shala për vizitën dhe e ka uruar për detyrën. Ai tha se pret që të kenë një bashkëpunim të frytshëm dhe realizim të projekteve në mënyrë që të përmbushen objektivat e parapara të komunës.

Kurse në vizitën që i ka bërë Komunës së Shtimes, Shala e ka informuar kryetarin Naim Ismajli për prioritet dhe dhe investimet që do të bëhen gjatë këtij vit. Ai tha se synohet që këtë vit të finalizohen punimet në palestër e sporteve të qytetit. Gjithashtu, zëvendëskryeministri theksoi se do të ketë një bashkëpunim dhe do të përkrah projektet e aktivitetet kulturore të kësaj komune. Zëvendëskryeministri Shala theksoi gjithashtu se do të orientohet që të përkrah më shumë komunat e vogla në projekte që i mbulon MKRS-ja.

Kryetari i Shtimes, Ismajli e uroi ministrin dhe e informoi ministrin Shala për aktivitetet kulturore dhe projektet që zhvillon komuna dhe për këtë ka falënderuar ministrin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar.

Në kuadër të vizitave të sotme, ministri Shala ka qëndruar edhe në Suharekë e Malishevë, ku ka takuar kryetarët Sali Asllanaj, përkatësisht Ragip Begaj. Shala me ta ka diskutuar për mbështetjen e projekteve dhe investimin në infrastrukturë në këtë komunë.

Ministri Shala i ka njoftuar kryetarët për dyfishimin e buxhetit në disa projekte të infrastrukturës sportive dhe pas rishikimit të buxhetit tha se përkrahja do të rritet edhe më tej.

Po ashtu, Shala, ka informuar kryetarët e komunave që ka vizituar sot për ndryshimet në infrastrukturën ligjore, e në kuadër të tyre edhe strategjive për fushat që mbulon MKRS-ja.

Ndërkaq, kryetarët e komunave të Suharekës dhe Malishevës, presin përkrahjen e MKRS-së, bashkëpunim të frytshëm dhe mbështetje të projekteve konkrete.
 

Prapa