Ministri Shala takoi përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Albert Bunjaki

08.01.2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në takim përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, me të cilin biseduan për Përfaqësuesen dhe investimet në infrastrukturë.

Ministri Shala e informoi Bunjakin për investimet që MKRS-ja do të bëjë këtë vit në infrastrukturë, përkrahjen për ngritjen e cilësisë dhe përmirësimet ligjore në fushën e sportit në përgjithësi.

Ministri po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar FFK-në në çdo rrafsh dhe e inkurajoi përzgjedhësin Albert Bunjaki që të punohet dhe t’i kushtohet vëmendje cilësisë në mënyrë që jo vetëm të garojmë por edhe të jemi konkurrues.

Kurse, përzgjedhësi i Përfaqësueses, Albert Bunjaki, e uroi ministrin për marrjen e detyrës së udhëheqjes me MKRS-në. Ai e njoftoi ministrin Shala për punën që është bërë në Përfaqësuese, ku përmendi se i ka dorëzuar FFK-së një raport të punës për periudhën sa ka qenë në krye të Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai theksoi se ekipi i Kosovës është duke u konsoliduar vazhdimisht dhe sukseset në të ardhmen do të rriten edhe më shumë. 
 

Prapa