Ministri Shala uron pranimin e Federatës së Karatesë së Kosovës

16.12.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Karatesë të Kosovës (FKK) dhe karateistët kosovarë, pas pranimit të FKK-së në Federatën Botërore të Karatesë.

Ministri Shala përgëzon karateistët për këtë të arritur të madhe, duke u dëshiruar suksese dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në garat që do të zhvillojnë, duke falënderuar gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

Pranimi i FKK-së është një lajm i mirë dhe është  tepër e rëndësishme që kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare. Ky është kurorëzim i një pune dhe angazhimi të shumë njerëzve.

Pranimi i FKK-së në Federatën Botërore të Karatesë është një inkurajim shtesë për institucionet e sportit, dhe ky pranim ka shënuar një hap drejt ndërkombëtarizimit të plotë të sportit të Kosovës.
 

Prapa