Flaka Haliti, Artiste e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut

08.12.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka marrë vendim që të emërojë Flaka Halitin, Artiste të Pavijonit të Republikës së Kosovës në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Bienalen e Venedikut. Ndërkaq Kuartor i Pavijonit është emëruar  Nicolaus Schafhausen.
 
Ndërkaq Komisioner i Republikës së Kosovës për Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut 2015 caktohet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Veton Firzi.
 
 
Sipas vendimit të marrë të premten:

• Komisioneri ka për detyrë që të punojë ngushtë me Kuratorin dhe të mbështes ekzekutimin e projektit, ta bëjë menaxhimin e projektit, menaxhimin e buxhetit përfshirë edhe donacionet e mundshme, të hulumtoj dhe të kontraktoj hapësira të mundshme për vendosjen e ekspozitës, të bëjë komunikimin me gazetarët, të komunikoj me zyrtarët e Bienales si dhe të japë mbështetje administrative. Komisioneri do t’i japë mbështetje procesit kreativ për zbatimin e projektit, ashtu siç kërkohet nga Kuratori, si dhe do të jetë në dispozicion të Kuratorit për ta ndihmuar nga zhvillimi i idesë deri tek prezantimi final.
 
• Kuratori, në bashkëpunim me Artistin, ka për detyrë ta ideoj, zhvilloj dhe implementojë konceptin e ekspozitës. Kuratori dhe Artisti duhet të kenë gatishmëri që të punojnë për së afërmi me Komisionerin për ta zbatuar konceptin në ekspozitë dhe bashkërisht janë autorë të idesë dhe konceptit të ekspozitës.
 
• Kuratori dhe Artisti, me miratimin e Komisionerit, mund të angazhojnë staf për punë profesionale të caktuara, nëse kjo është e nevojshme për realizimin e suksesshëm të ekspozitës.
 
• Shpenzimet për realizimin e ekspozitës, deri në 120.000 euro i merr përsipër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke përfshirë edhe koordinimin e donacioneve të mundshme.
 
Më poshtë gjeni biografitë e Flaka Halitit dhe Nicolaus Schafhausen
-Flaka Haliti (*1982, Prishtinë) jeton dhe punon në Mynih, Prishtinë dhe Vjenë. Puna e saj është konceptuale, e bazuar në mix-media. Ajo u diplomua në vitin 2006 nga Akademia e Arteve, Universiteti Prishtinës dhe më pas ne 2008-2013, vazhdoi dhe përfundoi shkollimin e saj në Städelschule, me titull Meisterschule të Arteve të Bukura, Frankfurt am Main. Që nga 2013 ajo është pjesëmarrëse në programin PhD në praktikë në Akademinëe Arteve të Bukura në Vjenë.

Puna e saj është treguar në solo dhe në grup ekspozita përfshirë ketu disa nga expozitat selektuese si expozita ne; MUMOK-Muzeu i Artit Modern, Vjenë; Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; MUSAC, Muzeu i Artit Bashkëkohor i Castilla, León Spanjë; Muzeu ZKM i Artit Bashkëkohor, Karlsruhe;  54 Salloni i Tetorit, Beograd;
Galeria Martin Janda, Vjenë; Weltkulturen Muzeu, Frankfurt; BRUSSELS BIENNIAL 1, Bruksel; Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë; Siemens Galeria ArtLab, Vjenë; Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë; press to exit, Shkup; Vienna ArtFair, Vienna; abc Contemporary Art Berlin-Art Fair; Muzeu i Sklupturës Gliptoteka HAZU, Zagreb; Artist-Run Art Fair, Stokholm; Muzeu i Artit Bashkëkohor Vojvodinës, Napon, Novi Sad; SPAPORT Bienale, Sarajevë; Haus der Kulturen der Ëelt, Berlin; Muzeu i Historisë Jugosllave, Beograd; Portikus, Frankfurt Main.

Ajo është fituese e Çmimit Muslim Mulliqi X në vitin 2014, e organizuar nga Galeria Kombetare e Kosoves dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. Fitues e Henkel Art Award 2013 çmim i dhënë në bashkëpunim me KulturKontakt Austria dhe Muzeun e Artit Modern në Vjenë – mumok. Fituesi i 54th October Salon 2013, Beograd. Dhe Çmimi i parë fitues i Agriculture and Banking, organizuar nga Städelschule dhe Rentenbank Frankfurt.

Nicolaus Schafhausen (1965 ) është një artist dhe kuartor shumë i njohur. Ai është themelues i disa institucioneve kulturore në Evropë. Ai aktualisht është drejtor i Kunsthalle Wien në Austri dhe drejtor strategjik i  Fogo Island Arts, një iniciativë e Canadian Shorefast Foundation.
Nicolaus Schafhausen ka qenë Kurator i Pavijonit të Gjermanisë në Bienalen e Venedikut në edicionin e 52-të dhe të 53-të, në vitet 2007 dhe 2009.

Po ashtu ka qenë bashkë-kurator i Bienales së Brukselit në vitin 2008 si dhe i Festivalit Media City Seoul. Schafhausen ka kuruar  edhe një numër të madh të ekspozitave të ndryshme, individuale dhe kolektive në vende të ndryshme të botës.

Prapa