Kosova shënon 5 dhjetorin Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

05.12.2014

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes Departamentit të Rinisë sot ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me organizimin e konferencës ''Vullnetarizmi në Kosovë'' dhe aktivitetet e tjera rinore në, të përkrahur nga Sport Sans Frontieres, KVRL-të dhe vullnetarët e rinj.

Drejtori i Departamentit të Rinisë ka potencuar se qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri. Vullnetarizmi luan rol të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm siç është edukimi, rinia, kultura, sporti, mjedisi, shëndeti, kujdesi social, mbrojtja e konsumatorit, ndihma humanitare, politika të zhvillimit, hulumtime, mundësi të barabarta dhe marrëdhënie me jashtë.

Të pranishmëve ju është drejtuar me fjalime mbështetëse për të gjithë vullnetarët kosovar Ambasadorja e Francës, përfaqësues nga Ambasada Finlandës duke përgëzuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për kontributin në motivimin e të rinjve për kontribut në komunitet përmes angazhimit vullnetar si dhe zotimin e kësaj Ministrie për njohjen e punës vullnetare përmes Udhëzimit Administrativ për Punë Vullnetare në Kosovë.

Pjesë të kontributit të çmueshëm për këtë konferencë, kanë dhënë edhe organizatat ndërkombëtare me mision në Kosovë Balkan Sunflowers, The Ideas Partnership si dhe Austrian Development Coorperation. Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri. Kjo ditë festohet në shumë vende të botës nga organizata të ndryshme joqeveritare, Kryqi i Kuq etj., dhe mbështetet nga vullnetarë të Kombeve të Bashkuara.

Labinot Berisha, njohës i punës vullnetare në Kosovë, ka prezantuar për arsyet që mund të bëhesh vullnetar dhe pse njerëzit bën vullnetar, duke potencuar këto arsye: Për të ndihmuar të tjerët, Për të kontribuar për një kauzë dhe Për të përmirësuar jetën e të tjerëve, Vullnetarizmi ofron mundësi për të mësuar, si dhe angazhimi në punë vullnetare mund t’u ofrojë njerëzve shkathtësi dhe përgjegjësi të reja, që rrisin mundësitë e tyre për punësim.

Prapa