Ministri Krasniqi dhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri takojnë kreun e FIFA-s, Sepp Blatter

04.11.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka udhëtuar sot për në Zvicër ku bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin nesër ne Zurich do të takojë presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter.

Ky është takimi i parë që një zyrtar i lartë qeveritar në Kosovë, pas lufte, e zhvillon me kreun e futbollit botëror.

Në këtë takim do të diskutohet për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat evropian dhe botëror të futbollit.

Kujtojmë se ditë me parë Kosova ka marrë njohjen më të rëndësishme ndërkombëtare në sport, atë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që i hapë rrugën sportistëve kosovarë për përfaqësim të barabartë në Lojërat Olimpike Rio 2016. 

Prapa