MKRS-ja ka ndarë pesë mijë euro për Federatën e Tenisit

17.10.2014

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i ka ndarë pesë mijë euro për Federatën e Tenisit të Kosovës (FTK), me qëllim të mbështetjes financiare për rregullimin e infrastrukturës në këtë sport.

Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për FTK-në, kryetari Shkëlzen Domi.

Sekretari Firzi tha se përmes nënshkrimit të këtij memorandumi, MKRS-ja është në vazhdën e mbështetjes që MKRS e jep për federatat dhe sportin. Ai tha se përmes investimit në infrastrukturë u mundësohet talenteve të rinj që të kenë hapësira për të kultivuar edhe më tutje dhe për t’u zhvilluar edhe më shumë si sportistë.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Tenisit, Shkelzen Domi falënderoi MKRS-në për këtë mbështetje, duke vënë në pah se përkrahja për sportin e tenisit është e një rëndësie të veçantë sepse në vendin tonë shumë të rinj merren me këtë sport dhe përmirësimi i infrastrukturës është një çështje jetike për zhvillimin dhe avancimin e tyre si sportistë.

Prapa