MKRS-ja ndanë 23 mijë euro për Federatën e Boksit të Kosovës

16.10.2014

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i ka ndarë 23 mijë euro Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), me qëllim të mbështetjes financiare lidhur me mbulimin e shpenzimeve për pjesëmarrje të boksierëve të rinj të Përfaqësueses së Kosovës në boks në Kampionatin Evropian në Kroaci, për vizitën e FBoxK-së në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA) dhe organizimin e turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për FBoxK-në, kryetari Ramadan Selimi.

Sekretari Firzi tha se ky memorandum është në vazhdën e mbështetjes që MKRS po e jep për çdo federatë. Ai tha se në këto vjet subvencionimi për federatat është rritur dukshëm dhe kjo do të vazhdojë.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës së Boksit, Ramadan Selimi falënderoi MKRS-në për këtë mbështetje, duke shprehur se me këtë shteti po tregon që sportit t’i jep vendin meritor. Ai tha se po bëhen përgatitje të mëdha të përfaqësohemi sa më të mirë, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ.

Prapa