Zëvendësministri Dedaj përgëzon kampionin evropian Arnold Gjergjaj

08.10.2014

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gjergj Dedaj, ka takuar në Zvicër boksierin Arnold Gjergjaj, kampion i Evropës në versionin EBU-EE, i cili mbrojti titullin e Kampionit Evropian, duke mundur me nokaut boksierin me origjine boshnjake Adnan Rexhoviq.

Zëvendësi Dedaj e përgëzoi Gjergjajn për fitoren në emër të Qeverisë së Kosovës dhe ministrit Memli Krasniqi duke shtuar se sportistët tanë po arrijnë majat e sukseseve dhe titujve evropian dhe botëror dhe njëkohësisht janë edhe përfaqësues dinjitoz dhe ambasadorë të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Gjergjaj falënderoi zëvendësministrin për vizitën dhe urimin, dhe theksoi se mbështetja e familjes, institucioneve të Kosovës dhe publikut është me rëndësi jetike për suksese të reja jo vetëm për të por për të gjithë ata që merren me sport.

Prapa