Ministri Krasniqi emëroi jurinë për ndarjen e çmimeve ‘Katarina Josipi’

08.10.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka emëruar sot Jurinë Profesionale për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe ‘Katarina Josipi’.

Juria është në përbërje të:

Doruntina Basha, dramaturge

Ilir Kabashi, regjisor

Jahja Shehu, aktor

Shefqet Gjocaj, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Emin Emini, Drejtor Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës


Juria funksionin e vet do ta kryejë duke u mbështetur në Rregulloren për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe ‘Katarina Josipi’. 

Prapa