Majlinda Kelmendi, imazhi dhe frymëzimi për Kosovën

29.08.2014

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Driton Kuka janë pritur të premten në Prishtinë me një ceremoni shtetërore pas suksesit të madh të shënuar në Kampionatin Botëror të Xhudos në Chelyabinsk të Rusisë, ku Majlinda Kelmendi për herën e dytë radhazi u shpall kampione e botës në xhudo.

Ata janë pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi  dhe qytetarë të shumtë.
Ajo iu është drejtuar qytetarëve, duke thënë se është shumë e lumtur për këtë sukses dhe ndjehet mjaftë krenare.

Pas pritjes, për ekipin kampion Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës organizuan një pritje, ku kanë marrë pjesë drejtues të federatave, sportistë dhe personalitete të kulturës dhe jetës shoqërore në vend. Në këtë ceremoni, Majlindës dhe Dritonit, nga ministri Krasniqi u është ndarë shpërblimi shtetëror, prej 40 mijë eurove për Majlindën dhe 20 mijë eurove për Dritonin.

Ministri Memli Krasniqi tha në këtë ceremoni se ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe Majlinda Kelmendi, bashkë me ekipin e saj janë imazhi i vërtetë dhe historia e re e Kosovës.

“Organizatorët u munduan të shantazhojnë sportistët tanë, por ata u fuqizuan edhe më shumë. Ata mund t’ia m

Prapa