Lokaliteti Arkeologjik ‘Ulpiana’, pikë reference për Kosovën

29.08.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka vizituar sot lokalitetin arkeologjik “Ulpiana”, për të parë nga afër procesin e gërmimeve dhe zbulimet e reja, në të tre sektorët e hapësirës ku po zhvillohen gërmimet.
 
Ministri është informuar hollësisht për procesin e gërmimeve të këtij viti, përpunimin e gjetjeve dhe konservimin e tyre për aspekte arkeoturistike, zbulimet e reja, procesin e skicimit të pjesëve të gërmuara dhe dokumentimin e punës në përgjithësi.
 
Ministri ka vlerësuar punën që është bërë në lokalitet, ku ka potencuar se MKRS-ja mbështet në të gjitha format gërmimet arkeologjike për të zbuluar të kaluarën tonë si vend dhe për të dëshmuar qytetërimin dhe lashtësinë tonë si popull duke kaluar nëpër periudha të ndryshme historike.
 
“Kujdesi institucional për arkeologjinë në vazhdimësi është rritur me mbështetje të të gjitha formave, dhe këto gërmime që kanë filluar para pesë viteve, dëshmojnë për një përkushtim për të mësuar të kaluarën tonë dhe dëshmuar qytetërimin e hershëm që ka ekzistuar në këto treva” tha ministri, teksa shtoi se Lokaliteti Arkeologjik ‘Ulpiana’, bashkë me atë të zbuluar në Dresnik të Klinës, do të jetë një qendër referuese për Kosovën, historinë e saj dhe do të shërbejë 

Prapa