Ministri Krasniqi premton rritje të përkrahjes për Muzeun e Kosovës

29.08.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim drejtorin e ri të Muzeut të Kosovës, Arsim Mehmetin, me të cilin diskutuan për planet dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.
 
Ministri Krasniqi e ka përgëzuar drejtorin Mehmeti për detyrën e re dhe i ka premtuar përkrahjen e plotë për realizimin e qëllimeve dhe projekteve të planifikuara, në mënyrë që Muzeu, të jetë vërtetë një nga institucionet më përfaqësues për vendin dhe ku qytetarët e Kosovës dhe turistet të shohin nga afër trashëgiminë tonë kulturore.
Ministri e ka informuar Mehmetin se drafti i Ligjit për Muzetë është gati, dhe se me hyrjen e tij në fuqi, do të ndihmojë dhe lehtësojë shumë punën e muzeve dhe se do të ndikojë në rritjen e efikasitetit dhe performancës. Ai tha se është e nevojshme që në vazhdimësi të ketë një përgjegjësi në punë dhe respektim të ligjit. 
 
Ndërkaq, drejtori i ri i Muzeut të Kosovës, Arsim Mehmeti e falënderoi ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për Muzeun në të kaluarën dhe premtimet për përkrahjen në të ardhmen. Ai e ka informuar ministrin për planet që ka për Muzeun e Kosovës ku theksoi se do të thellojë dhe lidh bashkëpunimin me institucionet tjera vendore dhe ndërk

Prapa