Zëvendësministri Dedaj mori pjesë në hapjen e ekspozitës kushtuar 104 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë

27.08.2014

Gjergj Dedaj, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mori pjesë në hapjen e ekspozitës kushtuar 104 vjetorit të shenjtores dhe nobelistes shqiptare, Nënës Terezë,e cila u organizua ne Katedralen Katolike "Nëna Terezë" në Prishtinë.

Përveç Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergji ishin të pranishëm edhe përfaqësues të arbëreshëve të Italisë dhe personalitetet e jetës politike e kulturore nga Kosova dhe Diaspora. Për personalitetin e Nënës Terezë foli Don Lush Gjergji, në emër të Ipeshkvisë së Kosovës.

Prapa