Telegram ngushëllimi familjes Shabani

29.06.2014

E nderuara familje Shabani,

Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e djalit tuaj, futbollistit të ri e të talentuar Triumf Shabani. Vdekja e tij është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe sportin në përgjithësi. Triumfi ka qenë një pjesë shumë  e rëndësishme e ekipit të Feronikelit, në sukseset që kjo skuadër ka treguar në futbollin e Kosovës. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë futbollistët, trajnerët dhe futbolldashësit kosovarë.

Triumfi do të jetë një emër i veçantë për futbollin e Kosovës dhe sportistët do ta kujtojnë atë gjithmonë, duke marrë nga ai modelin e një të riu që punon shumë për suksese në jetën e tij në futboll dhe fusha tjera. 

Memli Krasniqi,
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa