Ministri Krasniqi priti në një takim njohës, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin

03.04.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Duke i uruar për detyrën, Ministri Krasniqi ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore, e që ka shërbyer si një shembull bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ai e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet në fushën e kulturës, rinisë, trashëgimisë kulturore dhe sportit në Kosovë, si dhe për projektet në të ardhmen.

Ministri ka thënë se një nga projektet më të rëndësishme për kulturën në Kosovë, por edhe në Shqipëri, është nënshkrimi i Kalendarit të Përbashkët Kulturor, që tashmë ka filluar të zbatohet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Ai tha se në të ardhmen do të ketë edhe shumë projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, si në kulturë, trashëgimi, sport dhe rini.

Nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi ka falënderuar ministrin për pritjen dhe ka përgëzuar për punën që ka bërë në avancimin dhe promovimin e skenës kulturore në Kosovë, përmirësimin e infrastrukturës sportive, si dhe në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ai ka thënë se do të punojë që bashkëpunimi mes Kosovës he Shqipërisë të thellohet edhe më shumë në kulturë, sport, rini dhe trashëgimi kulturore. 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO