Nënshkruhet Lista e Përkohshme e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje

01.10.2013

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar sot plotësimet në Listën e Përkohshme të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje. Në listën e mëhershme ishin 1 181 asete të trashëgimisë, ndërkaq Lista e nënshkruar sot përmban 1 428 asete të trashëgimisë.

Nga lista, që është hartuar nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni përkatës në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore, janë hequr 77 asete të kategorive të ndryshme.

Ndërkaq me rekomandimet e këtyre mekanizmave janë shtuar 45 propozime të reja nga trashëgimia arkeologjike, 77 monumente nga trashëgimia arkitekturore dhe për herë të parë në Listën e përkohshme të mbrojtjes kanë hyrë asete të trashëgimisë së luajtshme. Numri i tyre është gjithsej 200.

Ministri Krasniqi, nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke theksuar kështu nevojën që sa më shpejtë të funksionalizohet Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, e që më pas të nisë puna për hartimin dhe miratimin e Listës së Përhershme.

Prapa