MKRS ndan edhe 37 mijë për përmbylljen e rinovimeve në Galerinë Agim Çavdërbasha
15.08.2012
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për renovimin e galerisë së skulptorit tonë të njohur Agim Çavdërbasha, në Çagllavicë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.veton Firzi ka nënshkruar sot edhe një Memorandum Mirëkuptimi me Fondacionin Agim Cavdërbasha, përmes së cilit MKRS realizon edhe shumën tjetër të investimeve në këtë galeri, të djegur në vitin 2004.
Në bazë të Memorandumit MKRS ndanë edhe 37 mijë e 399 euro për rinovime dhe kështu përmbyllet i gjithë projekti që në total ka kushtuat 84 mijë euro. Rinovimi i galerisë ka nisur tek në vitin 2011.
Përfaqësuesja e Fondacionit Agim Çavdërbasha, Sebahate Çavdërbasha tha se ndjehet vërtetë e lumtur që galeria po merr pamje të re dhe tashmë e gjithë krijimtaria e bashkëshortit të saj, do të ketë hapësirën e nevojshme për tu ruajtur. Galeria pritet të jetë në shërbim të artistëve, për aktivitete të ndryshme kulturore. Ajo ka falënderuar ministrin Krasniqi që i ka dhënë prioritet kësaj çështje dhe është angazhuar maksimalisht që kjo të përfundojë sa më shpejtë.
Nga ana tjetër, Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, z.Veton Firzi ka thënë se MKRS do të vazhdojë të mbështesë kulturën në vend dhe do të investojë në mbrojtjen e krijimtarisë së artistëve tanë të çmuar.












_505.jpg)
_505.jpg)

