Prezantohen projektet për restaurimin e pesë monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës
10.08.2012
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim ka prezantuar sot projektet për restaurimin e disa monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë, në qytete të ndryshme. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi, Zëvendëskryeministri i Turqisë, z.Bekir Bozdag, si dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.
Me këtë donacion nga TIKA, do të restaurohet Oborri i Xhamisë së Madhe, Prishtinë, Oborri i Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren, Restaurimi i Xhamisë se Jashar Pashes, Prishtinë, Restaurimi i Hamamit te Vushtrrisë (Gazi Ali Beu), si dhe Restaurimi i Xhamisë se Janjeves, (Murat Beu).
Në fjalën e tij Ministri Krasniqi tha se vërtetë këto projekte dhe gjithë ajo punë TIKA ka bërë në të kaluarën përben një mbështetje jashtëzakonisht të madhe për Kosovën. Ai ka thënë se Kosova i është falënderuese Turqisë, për ndihmën që ka dhënë në shumë segmente tash e saj vjet.
Trashëgimia kulturore është një prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në vitet e fundit ka pasur shumë hapa pozitiv në këtë fushë. Jemi të lumtur që në gjithë angazhimet tona kemi pasur një ndihmë shumë të çmuar nga ju. Andaj edhe dua që të shpreh përkushtimin tim që ky bashkëpunim i yni të vazhdojë dhe të thellohet. Republika e Kosovës ka trashëgimi kulturore të pasur, me historikun dhe diversitetin e saj, dhe kjo është një vlerë e popullit tonë për të cilën të gjithë, pa dallim, duhen të ndjehen krenarë. Populli i Kosovës e ka dëshmuar se trashëgiminë kulturore e sheh si një pikë afruese e jo ndarëse, ka thënë ministri teksa ka shtuar se shteti turk është një nga modelet e mira të menaxhimit të trashëgimisë. Turqia përveç që ka investuar në restaurimin e shumë monumenteve të trashëgimisë në Kosovë, ka ofruar edhe ekspertët më të mirë, të cilët kanë sjellë në vendin tonë përvojën dhe praktikat e tyre. Andaj edhe bashkëpunimi ynë me TIKA-n, si edhe me partnerët tanë të tjerë, për ne është shumë i rëndësishëm , u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Zv.kryeministri i Turqisë, z.Bekir Bozdag tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën , në shumë fusha. Kosova ka një trashëgimi shumë të pasur dhe ajo duhet që të ruhet në mënyrë që tju përcillet gjeneratave të ardhshme. Turizmi është një aspekt që lidhet shumë me trashëgiminë dhe duke mbrojtur dhe ruajtur monumentet Kosova do të jetë një vend i dashur për turistë. Dua të falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që ka dhënë një bashkëpunim shumë të mirë, e pa bashkëpunimin e saj padyshim se projektet nuk do të mund të realizoheshin. Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen, sidomos në asketin e zhvillimit ekonomik, tha ai.
TIKA, është agjencion qeveritar i Turqisë, që operon në Kosovë për më shumë se pesë vjet, duke ofruar mbështetje në shumë sfera të shoqërisë.












_505.jpg)
_505.jpg)
