Ministri Krasniqi takoi drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës
08.08.2012
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës, kryetarin Bashkim Vatovci dhe sekretarin, Burhan Misini.
Ministri Krasniqi vlerësoi punën që kjo federatë po bën në organizim të garave dhe turneve të ndryshme të nivelit ndërkombëtar. Ai tha se në Kosovë ka mjaftë entuziastë të shahut dhe talentë të shumtë, dhe për këtë MKRS-ja ka mbështetur vazhdimisht këtë federatë, dhe federatat të tjera, më qëllimin që të rritet cilësia dhe të ketë masivitet. Ministri tha se mbështetja për sportin vazhdimisht po rritet, duke u bërë investime në infrastrukturë dhe segmente të tjera.
Nga ana tjetër kryetari i FSHK-së, Bashkim Vatovci e njoftoi ministrin me aktivitetet që kjo federatë ka organizuar këtë vit dhe për planet në të ardhmen. Ai ka falënderuar ministrin për mbështetje dhe ka thënë se do të ketë një përkushtim në rritje të tyre për organizim të turneve ndërkombëtare sa më cilësore dhe afirmimit të talenteve në këtë sport.


+.jpg)








_505.jpg)