Ministri i Kulturës së Malit të Zi, z. Branisllav Miqunoviq, telegram ngushëllimi Ministrit Krasniqi për vdekjen e poetit te shquar, Ali Podrimja
Zoti Memli Krasniqi
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës
I nderuari kolegë,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e poetit me renome ndërkombëtar, intelektualit të shquar dhe akademikut kosovar Ali Podrimja.
Vdekja e tij e papritur nuk është humbje vetëm për familjen e tij dhe për popullin e Kosovës, për letërsinë dhe kulturën shqiptare, por edhe humbje për letërsinë bashkëkohore ballkanase dhe botërore.
Ali Podrimja e ka vizituar shpesh Malin e Zi, në Mal të Zi ka pas miq dhe kolegë, si Shqiptar ashtu dhe Malazez, dhe gjithmonë ishte i mirëseardhur.
Në emër të Ministrisë së kulturës, në emër të shkrimtarëve dhe miqve të të ndjerit Ali Podrimja dhe në emrin tim personal shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Podrimja, dhe po ashtu Ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit të Republikës së Kosovës, për këtë humbje të rëndë.
Kujtimi për Ali Podrimjen do të jetoj gjithmonë.
Shpirti i Tij u preftë në paqë!
M I N I S T Ë R
prof. Branislav Micunovic
Shkarko si PDF






+.jpg)





