Ministri Krasniqi priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Sarandës, z.Stefan Çipa
17.07.2012
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim kryetarin e Bashkisë së Sarandës, z.Stefan Çipa, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, z.Taluant Balla. I pari i Sarandës po qëndron për vizitë në Kosovë për të promovuar turizmin që ofron ky qytet, si dhe për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e turizmit. Ministri Krasniqi vlerësoi lartë iniciativën e zotit Çipa, dhe pohoi se Saranda është një nga vendet më të preferuara për shumë qytetarë të Kosovës. Ai theksoi nevojën që të ketë edhe një promovim më të madh të turizmit, duke shprehur kështu përkushtimin e tij që të ketë angazhime të përbashkëta institucionale që qojnë drejtë rritjes së turistëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke shfrytëzuar turizmin detar dhe atë malor. Trashëgimia kulturore, tha ministri Krasniqi është një nga pikat e rëndësishme që të dy vendet mund të bashkëpunojnë thellë, duke e promovuar dhe duke e shfrytëzuar atë në kontekst të zhvillimit ekonomik, me shfrytëzimin sa më kreativ dhe më të madh të gjithë këtij thesari. Ministri Krasniqi po ashtu përmendi edhe rëndësinë që institucionet duhet tia japin sektorit privat, për të krijuar lehtësuar më të mëdha që ata të investojnë sa më shumë në aspekte që lidhen me ofertën turistike.
Nga ana e tij, kryetari i Sarandës, z.Stefan Çipa falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ai e njoftoi ministrin Krasniqi me investimet që janë bërë dhe po bëhen në Sarandë, duke theksuar faktin se për çdo vit numri i pushuesve në detin e Sarandës po rritet, sidomos i atyre nga Kosova. Ai u shpreh i gatshëm që të thellohet bashkëpunimi institucional mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e turizmit, më qëllimit të përfitimit të dy anshëm. Zoti Çipa u pajtua që ka nevojë të mbështetët edhe më shumë sektori privat, me qëllim të zgjerimit dhe përmirësimit të ofertës turistike. Ministri Krasniqi dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës u pajtuan që të vazhdojnë të jenë në kontakte të vazhdueshme për të konkretizuar në të ardhmen edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit.











_505.jpg)
_505.jpg)

