Ministri Krasniqi priti reprezentacionin e Kosovës në Kik-Boks, që në Kampionatin Botëror në Selanik fitoi 13 medalje

12.07.2012

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim reprezentacionin e Kosovës në Kik-Boks, që ka shkëlqyer në kampionatin botëror në Selanik të Greqisë duke fituar 13 medalje, 1 të artë, 3 të argjendtë, dhe 9 të bronzta. Në këtë kampionat kishte konkurrentë nga rreth 50 shtete. Ministri Krasniqi e vlerësoi këtë si një sukses shumë të rëndësishëm për kik-boksin kosvar, por sportin në përgjithësi. Ai tha se me këtë Kosova dëshmoi sërish se ka potencial të madh në kik-boks, por edhe për sportin në përgjithësi. Ministri shprehi përkrahjen e tij të vazhdueshme për kik-boksin dhe sporte të tjera dhe shtoi se për Kosovën po vijnë gjithë ditë më të mira në sport. Mbështetja tha ministri, do të fokusohet në çdo aspekt e sidomos në organizim sa më të mirë të brendshëm të garave dhe prezantim të suksesshëm jashtë vendit.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës së Kik-Boksit të Kosovës, z.Fatmir Makolli, falënderoi ministrin Krasniqi për mbështetjen e vazhdueshme. Ai tha se ky është një sukses mjaftë i rëndësishëm dhe premtoi angazhim të lartë për të mbajtur lartë traditën dhe potencialin e madh në këtë sport, për të shënuar suksese edhe me të mëdha.

Prapa