Fotolajm: Finalet në futsall dhe volejboll në garat e sportit shkollor

26.06.2012

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli  Krasniqi ka përcjellë sot finalet në futsall dhe volejboll në mes të disa shkollave të Kosovës. Këto gara, të mbajtura në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, organizohen për herë të parë në Republikën e Kosovës. Ditë më parë janë zhvilluar gara në nivel komunash, në 23 gjithsej, dhe më të mirët nga shkollat e ulëta të mesme dhe të larta të mesme janë takuar në finale në Prishtinë. Ministri Krasniqi me këtë rast ka ndarë edhe kupat për katër ekipet fituese.

Federata e Sporteve Shkollore synon që të masivizojë sportin, të rrisë aktivitete sportive në shkolla dhe të nxjerrë sa më shumë talent në sporte të ndryshme.

Në finale pjesëmarrës kanë qenë: Shkolla “Jeta e Re” nga Theranda, “Bahri Haxha” nga Vushtrria, “Dëshmoret e Kombit”, Podujevë, “Martina Camaj”, Istog, “Bajram Curri”, Therandë, “Avdullah Tahiri”, Gjilan, “Shaban Hashani”, Ferizaj dhe “Eqrem Qabej”, Vushtrri. 

Prapa