Zëvendës Ministrja znj. Burbuqe Bakija-Deva takon përfaqësuesen e organizatës The Balkan Forum Nita Bicurri dhe Slobodan Rankovic-student nga Beogradi

17.08.2018

Me kënaqësi dhe interes të veçantë së bashku me Zëvendës Ministrin Zt. Boban Stankonic pritem përfaqësuesen e organizatës The Balkan Forum, Nita Bicurri dhe Slobodan Rankovic, student nga Brograd.

krThe Balkan Forum është një platform rajonale dhe multisektoriale e dizajuar për avancimin e dialogut ndërkufitar në fushën e zhvillimit ekonomik, vlerave demoktratike, dhe rendit dhe ligjit.

Kjo organizatë ka për synim shfrytëzimin e mundësive rajonale, dhe përparësitë e shteteve individuale, për qëllim të nxitjes së zhvillimit dhe avancimit të një vizioni të përbashkët drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm rajonal.

Në implementimin e projekteve të shumta të kësaj organizate është edhe projekti \"REACT\" Project, i cili është mbështetur nga RYCO.

Në kuadër të këtij projekti është edhe Slobodan Rankovic, i cili është pjesë e këtij aktiviteti që ka të bëjë me vizita një javore që të rinjët nga rajoni do t'i zhvillojnë jashtë vendeve të tyre, për të cilat organizatat partnere në këtë projekt kanë marrë persiper t'ju ofrojnë kushte dhe mundësi takimi me akter të ndryshëm në vendet e tyre si dhe vizita të vendeve me rendësi kulturo-historike. 

Në mes të tjerash biseduam për mundësit e shkëlqyëra për të nxitur bashkëpunimin tonë me vendet fqinjë, veçanërisht në dobi të të rinjve dhe institucioneve tona në të gjitha fushat.

MKRS është e përkushtuar që të perkrahë platformat të tilla përmes të cilave po i arrin objektivativat e saj ne pjesëmarrjën e të rinjve në vendet të rajoni, edukimi, punësimi, ndërmarrësi etj. 

Prapa