Ministri Gashi priti në takim krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë

29.07.2018

Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në një drek pune krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë z. Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër z. Rainer Milkoriet.

Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi për vizitën që përfaqësusit e DFB-së ia bënë Kosovës poashtu,  falënderoi për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në fushën e sporiti,gjatë takimit diksutuan lidhur me bashkëpunimin që do vazhdojnë ta kenë në të ardhmën.

Ministri Gashi  shprehu keqardhje për anulimin e ndeshjës testuse e cila është para parë të zhvillohet dje dhe ju tregoi që është anuluar në nderim të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

Ministri Gashi tha se :” Jam i gatshëm që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sportit ne si Ministri e Sporiti prioritet i yni është t'i mbështesim Federatat sportive dhe të jemi gjithmonë afër sportistëve tanë të cilet po na bëjën krenarë me sukseset e tyre anë e kënd botës

Duke u falënderuar  ministrin për këtë mikpritje kaq të ngrohtë z. Rainer Koch, tha së: ”Me Kosovën kam disa momente të mira. Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata  rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb.   Unë këtu  jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat sa i përket zhvillimit të një ndeshje.

Prapa