Hapet edicioni jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest

17.07.2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë sonte në hapjen e edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në PriFest në Prishtinë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 22 korrik. Në këtë festival prezantohen filma të zhanreve dhe metrazhit të ndryshëm vendor, nga rajoni dhe ndërkombëtar.

Ministri Gashi tha se PriFest-i ka zënë vend të arsyeshëm në kinematografinë shqiptare. Ai po ashtu tha se ky festival ka ofruar emra meritor vendor e ndërkombëtar, të cilët e kanë fuqizuar rolin dhe rëndësinë e PriFest-it. “Kësaj radhe, në këtë edicion, shteti i Kosovës është i nderuar dhe i respektuar, sepse do të prezantohen 11 filma të kategorive të ndryshme të Kosovës”, tha ndër të tjera Gashi.

Gjithashtu ministri Gashi foli edhe rreth programeve përcjellëse apo plotësuese duke vlerësuar se ato programe kanë ndikuar edhe më shumë në fuqizimin e PriFest-it. Ai tha: “programet e PriFORUM-it si: ‘Kosova’s Rising Stars’ ku PriFest-i promovon aktoret e rinj të Kosovës, para filmbërësve ndërkombëtar, si aset në koproduksionet e ardhshme; Pastaj programi ‘Kosova Ready to Roll’ ku promovohet Kosova si vend potencial me xhirimet e filmave të huaj, por edhe bashkëpunim me “Swiss Contact” që organizon ekskursione për mysafireve ndërkombëtar janë arsyet e fuqishme që na bëjmë të ndihem krenar si Ministër dhe shoqëri për një aktivitet kulturor të tillë”.

Po ashtu ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ofroi mbështetje për projektet e tilla: “si ministër, zotohem së do t’u mbështesim në projektet e juaja legjitime, të cilat do ta përfaqësojnë kinematografinë shqiptare si në vend ashtu edhe jashtë Republikës së Kosovës. Kjo e fundit do të jetë shumë më kuptimplote kur do ta kemi edhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, përfundoi ministri Gashi.

Prapa