Ministri Gashi viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha në spital

11.07.2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar në spital, bilbilin e gjuhës shqipe, këngëtaren Nexhmije Pagarusha pas aksidentit të pësuar në banesën e saj.
 
Ministri Gashi u informua për së afërmi për gjendjen shëndetësore të këngëtares së madhe Pagarusha dhe u shpreh i lumtur që gjendja e saj është e mirë dhe që fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë pas aksidentit të mbrëmshëm.
 
“E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.
 
Ministri i ka ofruar këngëtares Pagarusha mbështetjen e plotë të MKRS-së për çfarëdo që është e nevojshme për këngëtaren.
 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO