Ministri Gashi, do të përmbushim të gjitha detyrimet tona që dalin nga Strategjia për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm

02.07.2018

Sot nën patronatin e  Ministrit  Kujtim Gashi, është mbajtur konferenca për lansimin projekteve të  përkrahura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në fushën e Sigurisë Njerëzore përkatësisht projektet për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Pikërisht për këtë qëllim Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ofruar mbështetje financiare për 19 organizata të shoqërisë civile duke përfshir këtu edhe qendra rinore, projekte këto që kontribuojnë në Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, për të cilat MKRS është e mandatar.

Ministri Gashi ka bërë nënshkrimin e kontrave me përfituesit e këtij programi me’çrast  theksoj se “Duke qenë se ekstremizmi i dhunshëm është një dukuri globale dhe aktualisht, përbën një kërcënim serioz ndaj paqes e sigurisë ndërkombëtare, MKRS mbetet e përkushtuar në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm që ka për qëllim parandalimin e ekstremizmit nëpërmjet mbështetjes së edukimit për tolerancë dhe aksesit në zhvillimet profesionale në mbarë vendin, me përfshirjen dhe angazhimin e institucioneve qendrore, lokale, si dhe komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile”.

“Ne do të bëjmë përpjekje për të vazhduar dhe nxitur edhe më tutje vlerat demokratike si dhe promovuar traditën e bashkëjeteses fetare midis komuniteteve. Vizioni ynë i përbashkët është të kultivojmë një shoqëri që mbështetet mbi respektin që ndajmë bashkërisht për të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, barazinë dhe liritë themelore në Kosovë” ka thënë ndër të tjera ministri Gashi.

“Ne jemi të vetëdijshëm që sfida për qeveritë edhe për aktorët e tjerë janë të mëdha mirëpo angazhimi ynë i përbashkët veçanërisht me komunitetin e të rinjve do të sjellë edhe më tejë rezultate të prekshme në parandalim. Adresimi i këtyre sfidave me qëllim të parandalimit ekstremizmit të dhunshëm të dhunshëm dhe radikalizmit përbënë një çështje urgjente për Republikën e Kosovës. Andaj edhe njëherë zotohemi që do të përmbushim të gjitha detyrimet tona për të cilën  Qeveria e Kosovës ka mandatuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Strategjinë për e Parandalimit e Ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm 2015-2020 tha gjatë fjalës së tij Ministri i MKRS-së.

Ndërsa Kreshnik Xharra, Ushtrues Detyre i drejtorit të Departamentit të Rinisë në MKRS, tha se presim bashkëpunim të frytshëm dhe serioz me organizatat.“Presim që të kemi partneritet të frytshëm dhe seriozitet  në realizimin e synimeve tona”.

Mensur Morina nga organizata Liza, përfitues i një projekti, deklaroi se do të luftojnë radikalizmin e dhunshëm përmes realizimit të këtyre projekteve. “Jemi me fat që gjendemi këtu dhe jemi përfitues i një fondi. Do të luftojmë dhe do ta parandalojmë radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm”.
 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO