MKRS vlerëson se lejimi i zhvillimit të ndeshjes pa u pranuar teknikisht stadiumi i Prishtinës, dëmton në tërësi projektin dhe investimin

15.05.2018

Pas kërkesës që ka parashtruar F.C. Prishtina dhe Komuna e Prishtinës për lejimin e zhvillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe klubit të futbollit Drita nga Gjilani, përfaqësues të MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës, të F.C. Prishtinës dhe punëkryesit janë takuar në stadium për të analizuar në vend të ngjarjes kërkesën dhe situatën e re të krijuar.

Siç është bëre ditur për opinion, MKRS-ja ka vepruar sipas rekomandimeve te UEFA-së, ku ka proceduar me njoftimin e kontratës së negociuar me qëllim të realizimit të projektit që do të përfundojë me 30 qershor 2018, kontratë e cila edhe ka përcaktuar planin dinamik me punë-kryesin. Para kësaj date, lejimi i zhvillimit të çfarëdo ndeshjeje shkel kushtet e kontratës dhe përbën shkelje edhe ligjore dhe dëmton procesin në përgjithësi. Prandaj, si MKRS nuk jemi të interesuar as që të dëmtojmë investimin që kemi bërë në stadiumin e Prishtinës dhe as nuk duam të marrim ndonjë dënim eventual edhe nga UEFA.

Duam të njoftojmë opinionin se kontratës përfundon me testimi e punimeve të ekzekutuara sipas projektit i cili parasheh që stadiumi të përgatitet për kategorinë IV-katër të aprovuar nga organet Mbikëqyrëse te punimeve dhe në fund komisioni për pranim teknik duhet që të nxjerr raport për përdorim te stadiumit. Projekti përfundon me testimin e të gjitha pozicioneve nga Projekt Menaxherët e Kontratës dhe komisioni i pranimit teknik i cili do të nxjerr raport mbi përdorimin e Stadiumit për zhvillimin e aktiviteteve sportive në futboll nga Klubi FC-Prishtina dhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke dorëzuar tek pronari komuna e Prishtinës që të veprojë mbi menaxhimin e objektit si aset me interes shtetëror.

Prandaj sipas kontratës për të gjitha veprimet në mos implementimin e projektit apo dështimin e implementimit janë në pjesën e kontratës tek kushtet e veçanta të kontratës Neni.43.ku duhet te adresohet përgjegjësia penale dhe ligjore mbi dështimin e projektit, në rast se vjen deri tek një gjë e tillë.

Andaj, duam të sqarojmë gjithashtu për opinionin se, kompania e kontraktuar për ekzekutimin e punimeve nën mbikëqyrjen permanente të ministrisë, ka mandat dhe përgjegjësi për anën ekzekutive dhe cilësinë e punimeve të përcaktuara me kontratën e nënshkruar, pasi që projekti është duke u plotësuar vazhdimisht nga Projektuesit nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme edhe të Inspektorëve të UEFA-së.

E sigurojmë publikun se MKRS-ja është e përkushtuar ta përfundojë këtë investim sipas standardeve të UEFA-s dhe në afatin sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që të përmbushen standardet e kërkuara që Kombëtarja e Kosovës dhe klubet e futbollit të Kosovës të zhvillojnë garat ndërkombëtare në këtë stadium.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO