Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Basri Çapriqi

15.01.2018

E nderuara familja Çapriqi,

Lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, Basriut, profesorit dhe poetit tonë të njohur, e morëm me pikëllim të madh.

Basriu u nda nga kjo jetë, por vepra që la jeton përgjithmonë. Krijimtaria i tij do të mbetet e paharruar ndër ne.

Me kontributin e tij, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur. Me shkrimet e tij dhe me studimet e tij shkencore, ka bërë që të jetë i vlerësuar jo vetëm në botën universitare por dhe më gjerë.

Ndarja e Basri Çapriqit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për vendin.

Ne e kujtojmë me respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar si profesor universitar dhënë për Letërsinë Shqipe dhe gazetarinë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Basri Çapriqit.


Sinqerisht,
Kujtim Gashi
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa