Ministri Gashi po merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e filmit në Berlin

10.12.2017

Me ftesë të Presidentit të Akademisë Evropiane të Filmit, Wim Wenders, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po merr pjesë në ceremoninë e edicionit të 30-të të Europian Film Awards 2017, në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë kësaj ceremonie, njëra ndër ngjarjet më madhështore në botën e filmit, ministri Gashi zhvilloi takime të shumta. Ndër më të rëndësishmit ishte takimi me Ministren e Kulturës së Lituanisë, Liana Ruokytė-Jonsson, me të cilën ministri diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës. Gashi e Roukytė-Jonsson u pajtuam që së shpejti të ndërmarrim hapa për konkretizimin e këtij bashkëpunimi.

Në këtë ngjarje të rëndësishme në sferën e kulturën, ministri Gashi po ashtu ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me një numër të konsiderueshëm të filmbërësve, regjisorëve e aktorëve evropian e më gjerë.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO