ZËVENDËSMINISTRJA BURBUQE BAKIJA DEVA PRITI NË TAKIM FUTBOLLISTIN LORIK CANA

01.12.2017

Dje, në Ministrisnë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zëvendësministrja Burbuqe Bakija –Deva, priti në takim futbollistin e njohur shqiptar Lorik Cana.

Zëvendësministrja Bakija-Deva e falënderoi Canën për vizitën e tij dhe tha se kam nderin të pres në vizitë ambasadorin më të denjë të sportit në shqiptari, futbollistin Lorik Cana. Ajo e njoftoi Canën rreth aktiviteteve të MKRS-së në fushën e sportit dhe përkrahjes së të rinjve sportistë në vend, si një prej prioriteteve kryesore të politikave të Ministrisë.

Ndërkaq futbollisti Lorik Cana shprehu mirënjohje për pritjen. Ai ndër të tjera foli rreth Fondacionit “Lorik Cana 5 Foundation” dhe premtoi bashkëpunim në mbështetjen e sportit për të rinj, ku me qëllim të masivizimit të pjesëmarrjes në sport dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, do të punohet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në ambiente publike.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO